DYLON

Rina Ahmeti rizgjidhet kryetare e FR LDK

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Forumi Rinor(FR) i LDK-së ka zgjedhur një ditë të veçantë, që ishte ditëlindja e presidentihistorik të LDK-së, Dr Ibrahim Rugovës, për të mbajtur Kuvnedin dhe për t’i zgjedhur strukturat e reja të Forumit të Rinisë. Në këtë Kuvend, është rizgjedhur kryetare e FR LDK, Rina Ahmetin, si dhe kryesia e re 19 anëtarësh.

Kuvendin e ka përshëndetur nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Degës e i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se jo rastësisht, sot është zgjedhur data e mbajtjes së këtij Kuvendit madhështor.

EkoHigjiena

“Sot, së bashku me kryetaren e rizgjedhur, Rina Ahmeti, ju e përfaqësoni grupin më të madh të të rinjve të Gjilanit. Data e cila është zgjedhur sot, ka një simbolikë jashtëzakonisht të madhe. Sot është ditëlindja e presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili arriti pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sacrifice erezistence, ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballakan drejt perëndimit. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është LDK”, ka thënë Haziri.

Ai ka nënvizuar se rinia e LDK-së është brez i Evropës, e cilado ta integroj Kosovën në NATO dhe BE. “Katër vjet më herët, në Gjilan ka ndodhur një tjetër simbolikë e madhe. Katër vjet më herët LDK-në e copëtuar e ribashkuam. U rikthyem dhe u besatuam që të punojmë bashkë për ta mbyllur atëplagë të hapur. Veç për nëntë muaj pune bashkë, u rikthyem në qeverisje në Gjilan në mënyrë plebishitare.Prandaj, ju të dashur të rinj, shikojeni LDK-në si mundësi suksesi dhe shkollë e mirë që hapë dyer të vogla e të mëdha, duke punuar me përkushtim dhe duke qenë unik. Përderisa gjenerata ime kemi brez i Republikës, ju jeni brez i Europës. Rinia e LDK-së do ta integroj Kosovën në NATO dhe BE plotësisht”, theksoi Haziri.

Pas rizgjedhjes, kryetarja Forumit të Rinisë në Gjilan, Rina Ahmeti, ka falënderuar delegatët për mbështetjen e fuqishme, duke shfaqur zotimin se do të vazhdoj jetë zëri i fuqishëm i të rinjve gjilanas.

Fjalë përshëndetëse në këtë tubim pati edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, njëherit kryesuese e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe deputeti Fatmir Rexhepi. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.