Policia e Kosovës, konkretisht njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Hani i Elezit, drejtoria rajonale kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
Si rezultat i kësaj, sot me datë 07.07.2022, rreth orës 16:00 në fshatin Glloboçic komuna Kaçanik, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të ndalohet automjeti kombi VW me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (B.K), viti i lindjes 1969.
Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në automjetin e tijë, kishte të ngarkuar njëzet e katër (24) krerë desh për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.
Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se Veriut.
Për rastin në fjalë janë njoftuar inspektorët e AUV-it dhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të prokurorit iniciohet rasti kontrabandim me mallra-kafshë, të cilat konfiskohen dhe i dorëzohen doganës së Kosovës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /2LONLINE/