Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin me anëtarët e Komiteteve Konsultative me temën “Detyrat dhe përgjegjësit e Komiteteve Konsultative”.
Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor ishte funksionimi i komiteteve, përgjegjësitë dhe detyrat e anëtarëve të Komiteteve Konsultative.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: anëtarët e Komiteteve Konsultative,grupi joformal i grave, anëtarët e Shoqatës Handikosi, zyrtarja për informim, zyrtari ligjor, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Si rekomandime të dala nga trajnimi një ditor janë: Anëtaret e komiteteve të iniciojnë çështje, të japin propozime për rregullore të cilat i mungojnë komunës, të merren parasysh mendimet dhe iniciativat e anëtareve të komiteteve nga ana e Kuvendit dhe Qeverisjes Komunale, të paraqesin idetë, propozimet, pikëpamjet e tyre për problemet e identifikuara të qytetarëve para Qeverisjes Komunale dhe Kuvendit Komunal, të japin propozime për zgjidhjen e problemeve të identifikuara nga ana e anëtarëve të Komiteteve Konsultative, etj.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut. /2LONLINE/