(2LONLINE) – Që nga e dita e enjte, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan do të fillojë me trajnimin e fermerëve në çdo sektor Bujqësor.
Kjo do të bëhet nga ekspertë të drejtorisë ndërsa tema e parë që do të trajtohet do të jetë “Prodhimi i fidanëve të perimeve në serra”.
Përndryshe, sipas zyrtarëve të drejtorisë përkatëse, qëllimi i trajnimeve është që fermerët të njihen me teknikat e reja të kultivimit të kulturave bujqësore si ato të drithërave, pemëve, perimeve por edhe të prodhimeve shtazore siç janë prodhimi i qumështit, mishit, vezëve mjaltit etj, me qëllim të aplikimit të teknologjive të reja për të rritur rendimentet në fermat e tyre dhe për të përmirësuar kualitetin në prodhim.
Trajnime do të ketë çdo të enjte dhe do të zgjasin deri më 10 prill. /2lonline/