(2LONLINE) – Këshilli Qëndror i Veprimit Rinor (KQVR) me përkrahje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)/ Departamentit të Rinisë organizoi në Prevallë trajnim tre ditorë për ngritje të kapaciteteve të Këshilleve Rinore Lokale (KVRL).
Gjatë këtij trajnimi po bëhet përgatitja e Këshilleve Rinore për ngritje të fondeve, për mënyrën e përgatitjes së një projekt propozim, menaxhimin e një projekti si dhe për identifikimin e donatorëve të mundshëm për mbështetjen e projekteve të tyre që do t’i kenë në të ardhmën.
Në trajnimin e parë që po mbahet në Prevallë, po marrin pjesë Këshillet Rinore Lokale të e regjionit të Gjilanit dhe të Mitrovicës, ndërsa në javët në vazhdim do të organizohen trajnime edhe për regjionet e tjera. /2LONLINE/