DYLON

LDK: Mandatin po e përfundojnë, por urën e Badovcit jo!

LDK: Mandatin po e përfundojnë, por urën e Badovcit jo!
Avatar photo Redaksia

“Tri vite që nga prishja e saj dhe ende ura e Badovcit nuk është rregulluar dhe lëshuar për qarkullim. Kjo qeverisje ka dështuar me investime kapitale në të gjithë Kosovën, e më së shumti në Anamoravë. Cfarë pritet nga një qeverisje qe nuk është në gjendje për një mandat ta përfundojë një urë 38 metra?! Imagjinoni Autostradën, Impiantin e Ujërave të Zeza, Stadiumin e Qytetit…”, kështu thuhet në një komunikatë të Komisionit për Shërbime Publike i LDK-së në Gjilan.

Më tej në këtë komunikatë thuhet:

EkoHigjiena

“Zgjedhjet janë afër, dhe për fushatë këta deputetë, ministra e zëvendës ministra, së bashku me liderin e tyre do të vinë në Gjilan. Natyrshëm, do të duhej të kalonin nga Ura e Badovcit apo nga Autostrada e Gjilanit. Nuk do të kalojnë nga asnjëra!

Andaj, ky turp të ju vijë rëndë mbi supe, sepse qytetarët e Anamoravës nuk do ua pranojnë lehtë këtë mashtrim e zhgënjim!

Autostrada e Gjilanit është nisur në qeverisjen e LDK-së, me LDK-në do të përfundojë!

Hyrje-daljet e qytetit janë nisur në qeverisjen e LDK-së, me LDK-në do të përfundojnë!

Stadiumi i Qytetit është nisur me qeverisjen e LDK-së, me LDK-në do të përfundojë!

Projektet e mëdha të Anamoravës i ka sjellur Lidhja Demokratike e Kosovës!

Gjilanasit nuk harrojnë, Gjilani nuk është veç për vota!”.    /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.