Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), ka mbajtur trajnimin njëditor me stafin mësimdhënës dhe drejtorë mbi arsimin gjithëpërfshirës në komunën e Kamenicës.
Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Rritja e Qasjes në Arsimin Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara dhe Komunitetet tjera të Cenueshme’’, ka mbajtur trajnimin një-ditor për stafin mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave mbi arsimin gjithëpërfshirës.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve dhe nxënëseve për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse në shkolla, në mënyrë që ato të jenë më të hapura dhe të trajtojnë në mënyrë të barabartë çdo nxënës, dhe që çdo mësues të ketë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për ofrimin e arsimit gjithëpërfshirës.
Deri tani një numër i konsiderueshëm i mësimdhënëseve kanë kaluar nëpër programe të ndryshme trajnuese për gjithë përfshirje, drejtësi sociale, etnike, kulturore, fetare, diversitet gjuhësor etj, por situata neper shkolla nuk është ende aq e mirë prandaj synim i këtij trajnimi ishte që shkollat të vazhdojnë të demonstrojnë një qasje më gjithëpërfshirëse gjate procesit dhe jashtë procesit mësimor, shkolla gjithpërfshirëse – një qasje e gjerë: heqjet barrierave; respektimin e identitetit, kulturës dhe gjuhës, garantimin e të drejtës për mos diskriminim si dhe ofrimi i mundësive të barabarta.
Gjithashtu, ky trajnim ka shërbyer edhe si mundësi për palët që diskutojnë politikat dhe mekanizmat specifike për zbatimin e suksesshëm të arsimit gjithpërfshirëssi dhe mundësit të cilat përmirësojnë cilësinë e mekanizmave ekzistues të arsimit gjithëpërfshirës, duke prezantuar burime shtesë.
Në punëtori përveç stafit të NOPM-së morën pjesë drejtorë të shkollave të ndryshme të komunës se Kamenicës, mësimdhënës, psikologë dhe pedagogë.
NOPM do të vazhdojë me aktivitetet e radhës me qëllim të përmirësimit të shërbimeve në sferën e arsimit dhe ofrimin e qasjes më të mirë për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Ky projektfinancohet nga FerrariFoundation përmes Save the Children Itali në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë dhe implementohet nga NetworkofPeaceMovement (NOPM).