Kryetrajneri i Gjilanit, Gentian Mezani foli për përgatitjet dhe punën që skuadra po vijon për vazhdimin e kampionatit.
“Përgatitjet kanë qenë mendoj të kënaqëshme, kam parë shumë dëshirë nga ana e lojtarëve gjatë këtyre ditëve”, u shpreh fillimisht Mezani.
Sipas tij, Gjilani duhet te fitoje ne ndeshjet si vendas.
“Mendoj që në takimin e rradhës është detyrë e jona të fitojmë sepse këtë gjë ua kam thënë dhe lojtarëve, ndeshjet në Gjilan dhe barazimi për ne është humbje ,nëqoftëse do të futemi me mentalitetin e duhur mendoj qe gjërat do të jenë më të lehta, ama po menduam ndryshe do të jetë e vështirë”, vijoi tutje Mezani.
Ai në fund ka një porosi edhe për tifozët ‘Skifterat’, ku ndër të tjera ai tha se skuadrës në këto momente i duhet mbështetja maksimale e tyre.
“Mendojë që në këto momente tifozëria duhet të jetë lojtari i 12-të,sepse lojtarët kanë nevojë për ta duke parë dhe pozitat ku jemi, kur gjërat venë mirë skuadra luan vetë, ama në këto momente nevojitet prania sa më e madhe e tyre dhe mbështetja e tyre, sepse në fund të fundit lojtarët dhe trajnerët shkojnë e vinë, ama skuadra është e tyre, është e qytetit”,përfundoi kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani.
Kujtojmë se Gjilani të shtunën luan si vendas kundër Trepçës 89′, në sfidën të cilën debuton zyrtarisht Gentjan Mezani, në krye të shtabit teknik të Gjilanit.