Futbollisti kosovar ka shkëlqyer në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë duke ia siguruar fitoren Werder Bremenit me Schalken, 2:0 Futbollisti kosovar e ka marrë në dorë Werder Bremenin, të cilin e dërgoi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Paraqitjen e fundit, por edhe ato paraprake të përfaqësuesit kosovar i ka përshëndetur trajneri Florian Kohfeldt, i cili ndihet i lumtur që e ka në dispozicion një lojtar me një formë aq të lartë si Rashica.
“Atë çfarë bëri Miloti, mund ta bëjë përsëri. Ai e ka bërë një hap gjigant përpara. Ai ka më shumë besim në vetveten dhe mund t’i bëjë thjeshtë gjërat e tilla. Epo, para së gjithash, ai patjetër duhet të qëndrojë në klubin tonë. Miloti ka vetëbesim, ai nuk mendon shumë, godet topin dhe ju e dini se çfarë po ndodhë”, është shprehur trajneri i Werderit.
Rashica është kombinuar në mënyrë brilante me kapitenin e Werderit, Max Kruse, të cilin e ftoi trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew.
Falë Rashicës me shokë, Bremeni është i pamposhtur në 12 ndeshje në vitin 2019 dhe ka shkuar në zonën për t’u kualifikuar në gara evropiane.