Deri në momentet e fundit Trepça 89’ ishte në epërsi ndaj Dritës, por një gol i Fortunados në minutën e 93-të, barazoi rezultatin 1-1. Golin për mitrovicasit e kishte shënuar Arb Manaj.
Pas ndeshjes trajneri i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi e komentoi takimin.
“Normal ndeshja ishte e vështirë ndaj Dritës, ekipi imë reagoi mjaftë mirë, por është hera e katërt që pësojmë gola në fund. Pavarësisht barazimit unë ndjehem i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve tanë në këtë takim, por mendoj që kemi lojtar me përvojë dhe gabimi në fund nuk është dashur të ndodh”, tha Idrizi