Me të përfunduar ndeshjet e javës së pestë në Superligë, trajneri i Dukagjinit, Xhengiz Rexhepi ka ofruar dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Ferizajin në Klinë.
“Do të ulem të diskutoj me drejtorin e klubit ku edhe do ta ofroj dorëheqjen”, ka thënë Rexhepi pas ndeshjes.
Dukagjini pas katër ndeshjeve është në vendin e fundit me një pikë të grumbulluar dhe kjo sigurisht që bie edhe mbi supet e trajnerit.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim për situatën te Kf.Dukagjinit, skuadër që hyri këtë vit në Superligë.