Federata e Karatesë së Kosovës përzgjedhodhi më të mirët e vitit 2019 në sportin luftarak, të zhvilluar në Kosovë, karate. Krahas sportistëve më të suksesshëm të vitit, Federata shpërbleu edhe trajnerët e dalluar.
Klubi i Karatesë Drita u shpall më i miri i vitit që lam pas, falë sukseseve vendore e ndërkombëtare, duke u stolisur me tituj kampion e nënkampion, shkruan 2LONLINE.com.
Ndërsa, trajneri, Blerim Hajdari i klubit të Karatesë DRITA nga Gjilani, u vlerësua si trajneri me i suksesshem në Kosove për senioret, për vitin 2019.
Hajdari ndër vite ka punuar me karateistë të rinj nga klubi Drita, ndërsa tashmë trajnon sportistët kulminantë nga të cilët kampion kosovar e ndërkombëtar në këtë sport.
Trajneri i talentëve të shumtë ka 30 vite si trajner dhe sukseset e ekipit të Dritës dhe karateistëve individualisht nuk kanë munguar ndër vite, ndërsa është pjesë e karatesë tani e 38 vite.
Sipas tij, karateistët gjilanas janë përfaqësimi më i mirë i sportit të qytetit, por edhe vendit, ndërsa ka rekomanduar tek të rinjtë të merren me sport dhe të angazhohen në aktivitete fizike.
Trajneri, Blerim Hajdari per 2LONLINE.com u shpreh i lumtur dhe mirënjohes që u perzgjedha si Trajner i Vitit 2019 për Seniorë (K.K “Drita” Gjilan).