Feronikeli do të përballet me skuadrën, Santa Coloma, në kuadër të finales së mini-turneut, të preliminareve të UEFA Champions League në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për këtë takim ka folur edhe kryetrajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, i cili tha se në prag të ndeshjeve preliminare të Champions, klubi është i bashkuar si një familje e madhe.
“Kemi atmosferë të mirë në klub, ka pothuajse një javë që jemi vendosur në karantinë ku kemi qëndruar së bashku si një familje e madhe, jemi gati”,ka thene Ramadani.
Trajneri gjithashtu theksoi që janë munduar të gjejnë pikat e dobëta dhe ato të forta të kundërshtarit.
“Kemi analizuar gjysmëfinalen e që e fitoi Santa Coloma dhe jemi munduar ti gjejmë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit në fitoren e këtyre të fundit ndaj Tre Penne”, perfundoi ai.