Anglia sot do të përballet me të dytin e grupit A, Çekinë si mysafir, ndërsa fitorja e Anglisë do t’i kryente punë Kosovës.
Para ndeshjes, trajneri i “Tre luanëve”, Gareth Southgate foli edhe për fitoren 5:3 ndaj Kosovës duke treguar se nuk i përjetoi mirë golat e pranuar.
“Ne kemi pritje të mëdha nga vetja, dhe nuk presim bëjmë xhiro nderi për t’u kualifikuar”, ka deklaruar Southgate.
“Gjithmonë duhet të shijosh fitoren. Një nga vështirësitë e punës është që ne po flasim për ndeshjen kundër Kosovës, dhe ne nuk ishim të lumtur. Kështu, fituam 5:3, dhe kam qenë në humor të keq për një muaj, e vuajtem kete fakt”, tha ai.