Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, në prag të sfidës së parë në Superiore te Shqiperise, që luhet nesër ndaj Partizanit, foli edhe për transferimin e mbrojtësit, Ylli Shameti te Kf.Gjilani.
Ish-trajneri i Dritës mohoi se kërkoi largimin e Shametit, ndërsa largimin e futbollistit e vlerësoi si vendim të tij.
“Mund të thuhet se e kam larguar unë Shametin, por nëse nuk do e kisha në plane, do ta thosha. Nuk e kam thënë që Shametin nuk e dua. Kam thënë se nëse është në 100% do të ishte një forcë”.
“Kam thënë se ishte larguar nga 2-3 muaj më herët. Nuk kam të drejtë të largoj ikona të klubit pa bashkëpunim me drejtuesit. Di që ky cikël u mbyll kur nuk ra dakord”, ka thënë Duro.