(2LONLINE) – Perfaqesuesi i Klubit të KAratesës Elita nga GJilani Bashkim Byqmeti me dy trejneret e Klubit te karatese Elita, Reshat Halili dhe Xhevat Shabani, me ftesëtë Presidentit të IMAF për Europe Hans.D.Rauscher kanë udhëtuar në Gjermani për të marrë pjesë në seminarin që do të organizohet me datën 29 Nentor – 01 Dhjetor, ne Freiburg.
Ky seminar është i rëndësishëm pasi do të ligjerojnë mjeshtritë më të mdhenjë të karatesë në Botë. Ndersa nikoqir eshte Sensei Rauscher (8 dan).
Klubi i Karatesë Elita ka derguar trajnerët e sukseseshëm që të ndjekin këtë seminar me rëndesi të vecantë, pasi që ata me tu kthyer në Gjilan do t’i zbatojnë njohuritë më të reja të karatesë./2lonline/