Një fëmijë 18 muajsh dyshohet se ka ndërruar jetë në kufirin Serbi-Hungari teksa ai së bashku me familjen e tij po përpiqeshin që të kalonin ilegalisht kufirin për të shkuar në Evropë.
Fëmija është nga fshati Begunc e komunës së Vitisë dhe besohet se ngjarja ka ndodhur dy ose tri ditë më parë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën kryetari i fshatit Begunc, Azem Baliu i cili tha se famlijarët e viktimës të cilët gjenden në Hungari tashmë në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Budapest dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, po bëjnë përpjekje që trupin e pajetë të fëmijës ta kthejnë sa më shpejt në Kosovë për ceremoninë mortore.
/fotolilustirm/