Sot rreth ores 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit i lindur në vitin 1940. Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër që sipas pronarit i cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj.
Njoftim i Policisë
Sot, rreth orës 5:00, në Departamentin e Brendshëm të Tetovës, është raportuar një zjarr në shtëpinë e 78-vjeçarit SZ. në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë.
Zjarri ka nisur në katin e sipërm shtëpisë kuu dogjën nëna 39-vjeçare, F.Z. me katër fëmijë të mitur, tre meshkuj dhe një femër, të moshës 6, 9, 12 dhe 14 vjeç. Pesë trupat e dejgur u dorëzuan në autopsi.
Prokurori publik dhe inspektorët bashkë me ekipet policore punojnë për zbardhjen e ngjarjes tragjike. /ts.mk/
Tragjedia në Tetovë ku humbi jetën nëna bashkë me katër fëmijët – Ndiqeni LIVE