Sic duket aventura e sulmuesit shqiptar, Donis Avdijaj te Trabzonspori do të përfundoj shumë para kohe. Kjo pasi klubi turk ka vendosur që ta largojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediumit turk “Aksam”, Avdijaj do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga ekipi me kërkesën e trajnerit Unal Karaman.
Trajneri turk nuk është i kënaqur me kosovarin prej të cilit ka pritur shumë këtë edicion.
“Donis Avdijaj do të largohet nga klubi në janar, pasi kështu kanë vendosur drejtuesit te Trabzonspori. Menaxhmenti i klubit e pati transferuar me shpresa të mëdha Avdijajn gjatë verës, i cili nuk bindi me paraqitjet e tij. Avdijaj është i pari në listë që do të largohet, kurse pas tij janë edhe disa të tjerë që nuk kanë bindur trajnerin Unal Karaman”, ka shkruar sajti “Aksam”.