Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listën e futbollistëve të cilët do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2025, kundër Polonisë dhe Gjermanisë, njofton FFK.
Dardanët U21 nisin përgatitjet për këto dy ndeshje tejet të rëndësishme më 4 shtator, me stërvitjen e parë të cilën e mbajnë në Kampin Nacional në orën 17:00.
Fillimisht të përzgjedhurit e Tovërlanit do të ballafaqohen me Poloninë më 8 shtator si mysafirë, kurse më 12 shtator do të jenë mikpritës të Gjermanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova U21 aktualisht ka 3 pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues ka shënuar fitore në shtëpi kundër Estonisë, 2:0, njofton FFK. /2LONLINE/