• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ushtarakët nga Kosova tregojnë rezultate të larta në Akademitë Ushtarake të Turqisë

Redaksia 2LONLINE 2 Shtator, 2023 3 min
 Ushtarakët nga Kosova tregojnë rezultate të larta në Akademitë Ushtarake të Turqisë

Nëntoger Edison Murtezi ka diplomuar me suksese të lartë në  Universitetin e Mbrojtjes Nacionale, pranë  Akademisë Tokësore të  Forcave të Armatosura  të Republikës së Turqisë, si dhe OR3 Sylejman Dalloshi ka përfunduar me suksese Kolegjin profesional të Nënoficerëve( NOF), të Forcave Tokësorë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë shtetërore të organizuar, kanë diplomuar 937 oficerë nga Republika e Turqisë, dhe 76 oficerë ndërkombëtarë   nga 15 shtete,ku në mesin e tyre ishte  Nëntoger Murtezi.

OF1 Edison Murtezi dhe OR3 Sylejman Dalloshi përfunduan me sukses të lartë shkollimin e tyre në Republikën e Turqisë, duke përfaqësuar kështu shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në mënyrën më të mirë, duke treguar rezultate të larta gjatë shkollimit.

Ata do të kthen në radhët e FSK-së, për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së.

Ky shkollim është realizuar falë bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Republikën e Turqisë, ku një numër i madh i pjesëtarëve kanë ndjekur shkollime e trajnime të shumta në fusha të ndryshme të edukimit ushtarak.

Në ceremoninë e diplomimit të oficereve morën pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Republikës së Turqisë, Presidenti i Turqisë  Z. Rexhep Taip Erdogan, Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Nacionale Z. Yasar Guler, përfaqësues shtetërorë, të universitetit të mbrojtjes, atashe ushtarak të shteteve të ndryshme, atasheu i Mbrojtjes nga Kosova në Republikën e Turqisë, familjare dhe të afërm të diplomuarve, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale FSK Kosova rekomandojmë Turqi ushtarakët
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023
Policia

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023
Info+

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023

Diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri

26 Shtator, 2023

Qendra e Karrierës mbështetë fushatën e DKA-së për disiplinë në shkolla

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com