Francesko Totti është larguar përfundimisht nga Roma. Pasi u tërhoq nga futbolli aktiv në vitin 2017, ikona Giallorosse tashmë nuk do të ketë asnjë rol në “Olimpico”
Atij i është ofruar një rol tjetër, mirëpo i zhgënjyer ka vendosur që të mos e pranoj atë duke lënë përfundimisht Romën pas 30 vitesh, shkruan Indeksonline.
Këtë acarim të tij e tregon më së miri fakti që konferencën për media, Totti e zhvilloi jashtë selisë së skuadrës.
“Në dy vjet, kurrë nuk kam dëgjuar direkt nga Pallotta ose Baldini. Ata kurrë nuk kanë thirrur ose dërguar një mesazh në mënyrë të drejtpërdrejtë. Çfarë do të mendonit në atë situatë? A do të ndiheni të dashur dhe të kërkuar atje? Jo “, ka thënë fillimisht 42 vjeçari.
“Ata më kërkuan një mendim për një lojtar dhe i thashë se në këtë moment ai nuk do të ishte mirë për Romën … ai kishte një mijë lëndime, sipas mendimit tim, do të duhej një lojtar tjetër. Unë do të kisha zgjedhur një lojtar të Ajax“, vazhdoi Totti.
“Është shumë e lehtë për t’u fshehur, sepse e vërteta lëndon. Traineri mund të ketë bërë gabime, por ai kërkoi katër ose pesë lojtarë dhe ata nënshkruan me ZERO“, përfundoi legjenda e Romës.
Ky largim mund të ngjallë revoltë te tifozët duke pasur parasysh se Totti është vetë simboli i skuadrës.