Është zbuluar edhe Top 11-shja e vitit 2023 në Albi Mall Superligë, e cila është krijuar në bazë të votave të 10 trajnerëve të klubeve të Superligës.
11-shen e vitit e dominojnë futbollistët e skuadrës kampione, FC Ballkani me gjashtë futbollistë, teksa me dy lojtarë përfaqësohet Llapi dhe me një lojtar Drita, Prishtina dhe Malisheva.
Çmimet për Enea Koliqin, Armend Thaqin, Lorenc Trashin, Lumbardh Dellovën, Ilir Krasniqin, Nazmi Gripshin, Drilon Hazrollajn, Qëndrim Zybën, Rron Brojën, Muhamet Hysenin dhe Jalen Blesën i kanë ndarë dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Agim Nura dhe Ismajl Ajeti. /2LONLINE/