Skuadra e futbollit Gjilani ka bërë prezantimin zyrtar të dy përforcimeve të saja të cilët i pat bërë publike edhe më parë, duke u dëshirua mirëseardhje në klub. janë këta Tomislav Bušič dhe Gerhard Progni.
Futbollisti kroat, Tomislav Bušič ka lindur në Split të Kroacisë, ka mjaft përvojë në futbollin ndërkombëtar, ku ka luajtur në kampionate të ndryshme në rajon dhe më gjerë.
Karrierën e tij futbollistike, e nisi në qytetin e lindjes me klubin e madh kroat, Hajduk Split, ku pati paraqitje të shumta dhe gola të shumtë të realizuar.
Pas Hajdukut të Splitit, Bušič karrierën e vazhdoi në një kampionat tjetër të fortë. Dinamo Kiev ishte destinacioni i tij dhe aventura e tij e parë jashtë Kroacisë.
Paraqitjet me Dinamon në kampionatin ukrainas, ai i vazhdoi për një vit dhe destinacioni tjetër ishte Izraeli, më saktë ai u transferua në Maccabi Petah, ku qëndroi për një vit tjetër.
Bušič karrierë kishte bërë edhe në Shqipëri, me skuadrat e Flamurtarit, Tiranës,Vëllaznisë dhe Teutës.
Pikërisht ishte skuadra e Teutës, nga ku dhe u transferua në skuadrën e Gjilanit.
Ndërsa, mesfushori i krahut të djathtë, Gerhard Progni, i lindur më 6 Nëntor të vitit 1986, luan disa pozicione në fushë, por më së shumti ai njihet në pozicionin e mesfushorit të krahut të djathtë. Këmba e tij e preferuar është e djathta.
I lindur në Tropojë, Progni hapat e parë si futbollist i mori tek akademia e Partizanit, nga edhe depërtoi në skuadrën e parë prej ekipeve zinxhir të skuadrës nga Tirana.
Progni paraqitjet e tij i vijoj edhe nëpër shumë skuadra të ndryshme në Shqipëri sikurse ajo e Skënderbeut, Flamurtarit, Kukësit e shumë të tjerave nga liga elite e Shqipërisë, me ç’rast ai kishte realizuar afër 70 gola nëpër klubet ku ai ishte paraqitur.
Gerhard Progni gjithashtu karrierë kishte bërë edhe jashtë Shqipërisë, që për disa muaj ai kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Superliga e Azerbajxhanit, FC Zira, ekip tek i cili ishte paraqitur 17 herë dhe kishte realizuar 2 gola në kampionatin e Azerbajxhanit.
Mesfushori i krahut në skuadrën e Gjilanit vije nga ekipi durrsak i Teutës, ku prej një viti ai ishte aktivizuar tek “djemtë e detit” dhe ishte pjesë e formacionit bazë, në dy ndeshjet e skuadrës së Teutës kundër Ventspilis në kualifikimet e Europa Ligës.
Progni, gjithashtu ishte pjesë e rëndësishme e shpresave të Shqipërisë, me të cilët kishte bërë mbi 10 paraqitje, duke realizuar edhe dy gola në fanellën e kuqezinjve.