Viti 2019 do të shënojë një rritje të ndjeshme të dioksidit të karbonit në ajër.
Shkencëtarët shprehen se temperaturat e larta po sjellin shkatërrimin e pyjeve, ndërsa shpyllëzimi është një tjetër fenomen që nuk ka të ndalur.
Përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë pritet të ketë një nga rritjet më të mëdha gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin që lamë pas.
Hulumtuesit e Met Office, kanë vënë alarmin për situatën duke u shprehur se çdo vit karboni natyror i tokës ulet pasi pyjet thithin sasi të mëdha të dioksidit të karbonit të prodhuar nga aktivitetet njerëzore.
Rritja e pazakontë e temperaturave dhe ngrohjes së oqeaneve,ka ndikuar të pemët dhe bimët të cilat rriten më pak dhe absorbojnë sasi më të vogla të gazit.