Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Art Sahiti zuri vendin e dytë në garat nacionale në Arte Marciale të Brazilian Jiu Jitsus (BJJ) në Gjermani në Republikën e Bavarisë.
Kapiten Sahiti është i sistemuar në Komandën e Logjistikës dhe njëherë instruktor i Arteve Marciale i cili është duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e kësaj fushe në FSK dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK .
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës krahas ngritjes profesionale dhe zhvillimit të karrierës ushtarake, njëkohësisht po tregojnë rezultate edhe në disiplina të ndryshme sportive. /2LONLINE/