DYLON

UKZ dhe Shkolla e Drejtorëve të IAP në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

UKZ dhe Shkolla e Drejtorëve të IAP në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfaqësuar nga Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Qendra Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Tiranë, përfaqësuar nga përfaqësuesi ligjor, Geron Kamberi kanë nënshkruar marrëveshja bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është bashkëpunimi midis dy institucioneve duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale e akademike dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit.

EkoHigjiena

Bashkëpunimi i ndërsjellët i palëve do të realizohet në fushat e bashkëpunimit si partnerë në projekte të ndryshme në fushën e lidershipit dhe menaxhimit të arsimit: projekte lokale, vendore, rajonale, kombëtare e ndërkombëtare kryesisht të financuara nga BE si Erasmus +, Horizon 2021 etj.; organizimin e përbashkët  të aktiviteteve shkencore, ekonomike dhe kulturore nëpërmjet simpoziumeve, konferencave e debateve; shkëmbimin e literaturës shkencore dhe përvojës lidhur me lidershipin dhe menaxhimin  në arsimin, si dhe bashkëpunime në kuadër të trajnimeve të ndryshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.