Në prag të Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve, Tirana është mbuluar nga zemrat.
Bashkia e Tiranës, sot ka marrë një tjetër pamje e veshur në të kuqe.
Është kryebashkiaku, Erion Veliaj ai që ka postuar në llogarinë e tij Facebook disa fotografi ku shihet objekti i Bashkisë dhe dekorimi me zemra dhe qytetarët duke shijuar këtë pamje.
“Mirëmëngjes Tirana! Një javë të mbarë plot dashuri e kujdes për njëri-tjetrin!”, ka shkruar ai.