(2LONLINE) – Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, e KF Drita me Feronikelin që përfundoi me rezultat të barabartë (pa gola), ishte edhe takim i i fundit i Arbnor Morinës në të qenit kryetrajner, pasi ai pas këtij takimi dha dorëheqje, e bardh e kaltërtit tani në krye të timonit kanë vënë Bekim Isufin
Isufi është emëruar trajner i ri i Dritës, dhe për të ky është një rikthim te Drita, skuadër të cilën e ka drejtuar edhe më parë dhe beson se do ta drejtojë skuadrën drejtë një periudhe të suksesit.
Përndryshe, KF Drita pas javës së 23-të në Raiffeisen Superligë renditen në pozitën e 7-të, me 31 pikë, derisa ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Feronikelit do ta zhvillojë në maj në Skenderaj. /2lonline/