FC Drita tani më ka mësuar kundërshtarin për rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës dhe ballafaqimi i saj do të jetë me skuadrën nga Çekia, FC Viktoria Plzen.
Timonieri i Dritës, trajneri Akis Vavalis e pranon se kundërshtari është i fortë dhe favorit, por shpreson në angazhimin e skuadrës së tij e cila, pse jo, do të shkaktojë edhe befasi.
Vavalis duke komentuar shortin ka thënë se do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme.
Sipas tij, Dritës i ka ra një kundërshtar shumë i vështirë, një kundërshtar që viteve të fundit ka luajtur në faza të grupeve.
“Klubi jonë në vitet e fundit e ka dëshmuar që kundër kundërshtarëve të fort ka pasur përformanca të shkëlqyera dhe shpresojmë shumë që edhe këtë vit të bëjmë mirë dhe pse jo të shkaktojmë befasi”, ka thënë Vavalis.
Trajneri grek i skuadrës bardh e kaltër, tha edhe se: “të gjithë e din që ne nuk jemi favorit për këtë ndeshje por ne do të luftojmë për shanset tona. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët tanë dhe për tifozët tanë që të shohin një ndeshje rivalizuese”. /2LONLINE/