DYLON

Në Qendrën e Karrierës mbahen ligjërata me nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta

Në Qendrën e Karrierës mbahen ligjërata me nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta
Avatar photo Redaksia

Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan, në kuadër të plan programit të saj, sot ka organizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të 10 – ta dhe 11 -ta me temën:

1. Ndikimi i drogave, duhanit, shisha barëve dhe dukurive tjera negative në orientimin e të rinjve në

EkoHigjiena

karrierë

2. Identifikimi i problemeve me kohë dhe preventiva nga këto dukuri.

3. Bashkëpunimi në pesëkëndëshin Shkollë-nxënës-prindër-polici-komunë.

Të ftuar në panel:

Nexhat Hajrullahu përfaqësues nga DKA-ja

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës

Selami Shabani nga Mjekësia Familjare.

Togeri Ismet Hashani, shpjegoi nga përvoja e tij që ka në fushën e ligjërimit nëpër shkolla për dukuritë negative, që sot ndikojnë në masë të madhe në rininë tonë, konkretisht ndikimi i drogave, duhanit, shishabareve e dukurive tjera në zhvillimin dhe orientimin e të rinjve në karrierë dhe përzgjedhjen e profesionit të tyre si një e ardhme e mirë dhe e sigurt.

Po ashtu, edhe doktor Selami Shabani nxënësve ju ligjëroi në hollësi mbi krijimin e varshmërive ndaj këtyre dukurive. Si njohës i mirë dhe profesional i këtyre substancave ai ndër të tjera foli për: narkotikë, duhanin, shishabarin e deri te sëmundjet dhe varshmërit që krijohen dhe që lidhen me moshën e nxënësve.

Edhe Nexhat Hajrullahu nga DKA foli për rëndësinë dhe mundësinë që drejtoria e arsimit ofron nxënësve në sigurinë e tyre në të gjitha aspektet.

Me shumë sukses përfunduam këtë ligjëratë dhe mendojmë se ligjërata të këtilla kanë një impakt pozitiv në orientimin e të rinjve në karrierë, dhe këshillimin e tyre në rrugën e drejtë dhe të suksesshme në jetën e tyre.

“Faleminderit kordinatoreve të Qendrës së Karrierës profesoreshës Luljeta, profesoreshës Afrime dhe profesoreshës Florida që pa hezitim dhe në vazhdimësi punojnë në të mirën e nxënësve duke u bërë pjese në orientimin e tyre në karrierë”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.