DYLON

Haliti kërkon më shumë investime në rrjetin elektrik dhe furnizim normal të qytetarëve me rrymë

Haliti kërkon më shumë investime në rrjetin elektrik dhe furnizim normal të qytetarëve me rrymë
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti takohet me zv. drejtorin e KEDS-it, kërkon më shumë investime në rrjetin elektrik dhe furnizim normal të qytetarëve me rrymë.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Avni Alidema, zv.drejtori i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS). Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, pati disa kërkesa për këtë kompani në veçanti ai potencoi nevojën e madhe të investimeve në rrjetin elektrik dhe në vendosjen e trafove në disa lokalitete të komunës së Vitisë pasi që ata po kanë probleme me furnizimin normal të energjisë elektrike.

EkoHigjiena

Bëhet me dije se këtë vit pritet të fillojnë realizimi i 24 projekteve në këtë komunë. I pari i komunës së Vitisë, potencoi se është shumë e rëndësishme të këtë investime në rrjetin elektrik në këtë komunë duke kërkuar nga KEDS-i që të investohet në qytetin e Vitisë por edhe në fshatrat e saj si: Drobesh, Gjylekarë, Pozheran, Smirë, Stubëll dhe në disa fshatra te tjera. Gjithashtu kryetari Haliti në takim ka potencuar se duhet të këtë edhe investime në rrjetin elektrik në disa vendbanime rurale shkaku i zhvillimit të Ekoturzimit si në lokalitetet: Debelldeh, Mjakë, Samakovë, Buzovik, Lubishtë e deri në Letnicë. /2LONLINE/