47 tifozë në formë të organizuar, do të udhëtojnë në Southampton për ndeshjen që zhvillohet më 10 shtator, mes Anglisë dhe Kosovës.
‘Dardanët’ janë duke u përgatitur për të udhëtuar në Angli në përkrahje te Kosovës.
Ndërkohë, tifozët e Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’, nga kjo javë do të kenë hapësirën e tyre të veçantë për t’u argëtuar dhe kaluar kohën me njëri- tjetrin.
Fan-Clubi i Dardanëve do të hapet të premten.