/Xhelil ARIFI/
Jo
Është mirë të thuhet
Kur shpirti lëngon
E s*duron më përralla paqeje
E kur trishtohet nga paftyrësia
Dhe instinktin ka logjikë
Thuaj Jooo
Pranveres pa lule
E vjeshtës verë
Dhe dimrit që të mërdhinë pranë vatrës
Mos harro ta mohosh errësiren
Kur ajo mposhtë diellin
Mos i ngjajë urithit me sy
Por dil dhe thuaj jo!