Këto ditë doli nga shtypi libri “THIRRJE NGA SHPIRTI”, i autorit Florim Zeqa, vazhdimësi e librit të parë publicistik “NJOHJA E VONUAR”, botuar në “Lena Graphic” në fund të tetorit të vitit të kaluar.
Ky libër është përmbledhje e shkrimeve të botuara nga data 11.02.2014 deri më 11.05.2015në gazetën “BOTA PRESS” dhe portalet; Kosova info, VOAL-Zeri i shqiptarëve, Gazeta ora, Shqiptari i Italisë, International post, Toskana press, Standardi.eu, Revista Drini, ALBwebTV, Zemra Shqiptare, Rugova press, Akllapi.net dhe Tetova sot.
“THIRRJE NGA SHPIRTI”, përveqse një dëshmitar i një periudhe kohore, është thirrje e sinqert drejtuar shpirtërave të robëruar për t’u liruar nga uzurpatorët e lirisë, puthadorët dhe lakmitarët e pushtetit.