Nga njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës në Gjilan është arrestuar i dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në Gjilan, i cili me 13 maj 2019, rreth orës 18:25, në sheshin “Bulevardi i pavarësisë”, me motive, sipas tij, të pakënaqësisë me tretmanin që organet e komunës, po i bëjnë në biznesin privat, ka shkuar tek objekti i komunës, ku me një gur ka dëmtuar derën e hyrjes, duke e thyer xhamin e derës, thuhet në raportin policor.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, i cili ka bërë me dije se i dyshuari është intervistuar dhe të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore