Gjilani nuk ka çfarë humbet, rikthen futbollistët nga Bregu i Fildishtë

Gjilani nuk ka çfarë humbet, rikthen futbollistët nga Bregu i Fildishtë

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në mbylljen e kampionatit, Gjilani shpreson në mrekulli, derisa duhet që ti fitojnë dy ndeshjet e fundit (Liria & Ferizaj) dhe të shpresojnë në gabimet e kundërshtarëve të tyre.

Nesër takohen me Lirinë në Gjilan dhe për këtë janë mobilizuar të gjithë. Gjilanasit kanë rikthyer edhe dy futbollistët nga Bregu i Fildishtë, të cilët nuk është se patën shumë minutazh gjatë kampionatit për të mos thënë fare.

Prandaj, Gjilani duket se nuk ka cfarë të humb më shumë dhe rikthimi në seancat stërvitore të dy futbollistëve nga Bregu i Fildishtë, Keita Aziz dhe Keita Razak ka rikthyer entuziasmin te ‘kuqebardhët’ që tani marrin më shumë vetëbesim për ndeshjet e fundit kampionale.

Në gjendje optimale tashmë është edhe kapiteni Ylber Kastrati, i cili ka lënë prapa lëndimin dhe pritet të startojë në duelet e fundit.

KOMENTE