(2LONLINE) – Policia në Gjilan përmes Qendrës Emergjente e ka pranuar një informatë se një person i lënduar është sjellë në Spitalin Rajonal me lëndime të rënda trupore si pasoj e therjes me thikë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet policore me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se incidenti ka ndodhë në shkollën e mesme “Marin Barleti” në Gjilan.
“Dy nxënës të kësaj shkolle të të njëjtës klasë pas përfundimit të orës mësimore me të dalë në ambientet e korridorit të shkollës i dyshimti e ka goditur me thikë viktimën një herë në regjionin e gjoksit duke i shkaktua lëndime të rënda trupore. Viktima (1998) me urgjencë është dërgua në spitalin rajonal të Gjilanit ku i është dhanë ndihma e parë fillimisht e pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërgua në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, i dyshimti (1997) rreth orës 12;00, është arrestua nga njësitet Policore të stacionit Policor të Gjilanit. Ai është intervistuar nga njësitet e hetimeve rajonale në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është caktua masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet rajonale. /2lonline/