Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan, viktima mashkull K/Shqiptar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht, duke u goditur me thikë, nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa, kurse i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin policor.