Ka shtënë me armë zjarri në ajër, do të ballafaqohen me drejtësinë

Ka shtënë me armë zjarri në ajër, do të ballafaqohen me drejtësinë

Në dy raste të ndara, në Goshicë dhe Smirë të Vitisë, pati të shtëna me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, në fshatin Goshice, të Vitië, është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Shqiptar, i cili për shkak të gëzimit që i kishte kryer disa punime në shtëpi kishte shtënë me armë në ajër.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike, ndërsa në oborr të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë konfiskuar gjashtë gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, duke folur për rastin tjetër, autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Smirë të Vitisë, ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar policinë se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë dy herë në ajër.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe ka konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek të kalibrit 9mm.

KOMENTE