“Duke pasur parasysh mos-sundimin e ligjit në gjitha aspektet e gjegjësisht në institucionet publike, lindi ideja për themelimin e një organizate joqeveritare që do të ndikojë në përmirësimin dhe eliminimi e dukurive negative”, thuhet në njoftimin e QHM.
Sipas të njëjtit njoftim Organizata jo-qeveritare “Qendra për Hulumtime dhe Monitorime”me seli në Preshevë ka për qëllim që të angazhohet për të fuqizuar ndikimin qytetar në vendimmarrje, për qeverisje të përgjegjshme lokale dhe qendrore që të jenë efikase për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Kjo organizatë njofton se u themelua që t’i mbrojë interesat qytetare me fokus të veçantë që janë evidente në vendin tonë edhe ate në:
· Keqpërdorim i buxhetit;
· Nepotizmi;
· Vendosja në pozicione të ndryshme me njerëz joprofesional dhe të pa kualifikuar;
· Angazhimi për kryerje të punëve publike pa tender;
· Punësimi përmes partive e jo konkurseve;
· Mohimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarit;
· Mos-njohja e diplomave të Kosovës dhe heshtja e liderëve shqiptarë në Preshevë e më gjerë;
· Gjykatat me dirigjim të politikës lokale dhe qendrore, si dhe shumë e shumë dukuri tjera negative.
QHM edhe pse në fillim zotohet se do të mundohet në bashkëpunim dhe monitorim me organizatat qeveritare dhe ndërkombëtare që në Luginë të sundoj ligji dhe jo politika.
Gjithashtu kjo organizatë njofton se do të jetë në kontakt me publikun ku do të organizojë edhe debate publike për të mënjanuar së bashku të gjitha dukurit negative dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve në Luginë të Preshevës./Titulli.com/