Në konferencën e radhës në prag të ndeshjes së 28-të kampionale, ku FC Drita e pret në shtëpi KF Trepca 89, kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaqi tha se duhet dhënë maksimumin që të vazhdohet ritmi i fitoreve.
“Jemi përgatitur një javë për këtë ndeshjes dhe pas fitores në ndeshjen e kaluar gjërat ishin më të lehta. Shpresoj që kemi me dhënë maksimumin që të vazhdojmë ritmin e fitoreve dhe në këtë drejtim të shkojmë drejt fundit të objektivit. Kjo është ndeshje e kthimit dhe tashmë edhe lojtarët janë të vetëdijshëm që me këto ekipet që na kanë shkaktuar humbje morali I ekipit të jetë më i madh”, ka thënë fillimisht trajneri.
Sa i përket fondit të lojtarëve dhe mungesat që mund të paraqiten, trajneri Arsim Thaqi tha se Drita ka në përbërje lojtarë të dalluar që dita ditës po e dëshmojnë veten.
“Ka lojtarë që presin momentin e tyre, duke e ditur që këtë sezon ka pasur shumë mungesa tani shpresoj që edhe me lojtarët që do të aktivizohen të japin maksimumin dhe pastaj të ndihmojnë skuadrën që të shënoj fitore dhe të vazhdojmë drejt titullit” ka thënë Thaqi.
Sa i përket rrjedhës së kampionatit Thaqi tha:
“Mendoj se potenciali që ka, dritën e ka mbajtur në këtë nivel dhe në këtë pozitë. Drita e ka nivelin me vazhdua në këtë ritëm, shpresoj të kemi edhe fatin me vete dhe gjërat me shkua mirë të mos kemi ndonjë lëndim apo suspendim dhe kështu si po e shohim në ndeshjet e fundit, kemi një garancë që Drita është t’u shkuar drejt objektivit”.
Për ndeshjen e nesërme do të mungojnë Muharrem Jashari dhe Almir Ajzeraj, kurse do të kthehen Hamdi Namani dhe Almir Kryeziu. /2LONLINE/