Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Shqipërinë për stutusin e anëtarit të Bashkimit Europian, duke përdorur dy citate, një të Isa Boletinit dhe tjetrin të Naim Frashërit.
” Shqipëria nga sot është kandidate për anëtarësi në BE. Lajmi më i mirë i mundshëm. Urime motra dhe vëllëzër, nuk ka shqiptar në botë që sot nuk është krenar për arritjet e juaja. Dy citate më bien ndër mend në këtë moment. Isa Boletini i jonë kur ka thënë se “Unë jam mirë kur është mirë Shqypnia” dhe Naim Frashëri kur tha se “për ne shqiptarët, dielli lind nga perëndimi”. Me të vërtetë e ardhmja e të gjithë neve është vetëm Bashkimi Europian”, shkroi para pak momentesh Kryeministri Thaçi në facebook.