Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha se ish të burgosurit politikë, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e të pagjeturve vazhdojnë të jenë kategoria më e çmuar e shoqërisë kosovare.
Kryeministri Thaçi shprehu besimin se sot Kryesia e Kuvendit do të fus në rend dite të seancës parlamentare Ligjin për Veteranët e Luftës. Ndërsa kryekuvendari, Jakup Kransiqi tha se ai nuk është përgjegjës për vonesën e miratimit të ligjit, por sipas tij, vonesa është bërë nga Qeveria për ta sjellë në Kuvend.