Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot në Bruksel se në takimin me delegacionin e Serbisë të nivelit të lartë, të kryesuar nga kryeministri aktual, Ivica Daçiq, do të diskutohet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për çështjen e sistemit të drejtësisë dhe “funksionalizimin e plotë në pjesën veriore sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.
Në këtë kuadër ai theksoi se “në takimin e fundit ne kemi arritur marrëveshje në parim, ndërsa sot pres edhe zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje”.
Takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës të kryesuar nga kryeministri, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, është i pari prej se në Serbi nu mbajtën zgjedhjet parlamentare.(rel)