Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Londër, me ftesë të presidentit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku do të marrë pjesë në Konferencen e 7-të, të kryeministrave të vendeve anëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në këtë kuadër kryeministri Thaçi, me 24 shkurt do të ketë takim me drejtorin BERZH-it, në selinë e BERZH-it, me të cilin do të bisedoj për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për hapat që është duke ndërmarrë Qeveria e Kosovës, për rritjen ekonomike si dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të ekonomisë kosovare.
Në konferencë i pranishëm do të jetë edhe ministri Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, me të cilin kryeministri Thaçi do të ketë një takim në kuadër të konferencës.