Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin nga prita ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në detyrë, në Zubin Potok.
Ky është një akt qyqarë i drejtuar kundër sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si i tillë është i dënueshëm, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në njoftim thuhet se kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas informacionit për këtë sulm ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ka kërkuar nga ai që të mirën gjitha masa që autorët e kësaj vepre të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënime të merituara. Sulmi është dënuar edhe nga presidentja, Atifete Jahjaga.
Ndryshe në një pritë, afër Zubin Potokut, mbrëmë rreth orës 22:00, janë plagosur tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Sipas informatave të policisë prita ishte ngritur në fshatin Banjskë të Zubin Potokut dhe tre të plagosurit janë të nacionalitetit serbë, por mësohet se janë jshtë rrezikut për jetë.