Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi deklaroi se jemi duke eksperimentuar një stinë shumë të thatë me shumë pak shi apo borë. Qeveria do t’i ndihmojë komunat që ta kapërcejnë këtë krizë të ujit, por disa qytetarë sipas tij, e kanë obligim të jepin kontribut në kursim dhe shfrytëzim racional të ujit.
”Bashkangjitjuni kësaj fushate si dhe aksioneve tjera qytetare për më shumë edukim rreth ujit dhe shfrytëzimit të tij”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.