Presidenti aktual i vendit Hashim Thaçi mund t’i marr shprehjet e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova, por nuk mund ta merr dashurin e popullit që e patën për Liderin. Ai mund të mbajë edhe spektakël me mysafirë, por nuk mund ta ketë respektin e botës për të.
Genc Mustafa
Ai (Thaçi) mundet me qenë president i votave të koalicionit, por jo edhe president me përkrahjen e popullit. Ai është duke bërë gjithçka që ta kopjoj Lidershipin, të qenurit i dashur nga qytetarët e të jetë i respektuar nga bota siç ishte Presidenti z.Ibrahim Rugova, por ai këtë nuk do ta arrije kurrë.
Ai do të vuaj gjithmonë sa të jetë gjallë, sepse është lider i ricikluar dhe i turpëruar me humbjet qe i ka pas direkt nga Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova. Filozofia Politike dhe përgatitja intelektuale është e pakapshme për Thaçin.
Hashim Thaçi mund të bëhet edhe “mbret”, mund t’i deklasojë të gjithë kundërshtarët por asnjëherë nuk do të mund të afrohet dhe as të jetë paralel me figurën e Dr.Rugovës.
Presidenti Dr.Ibrahim Rugova ishte i pamposhtur, fitonte me mbi 50% të votave dhe me një përkrahje gjithepopullore anekënd viseve shqiptare.
Dhe për fund, Hashim Thaçi mund të bëhet edhe “mbret”, por ai asnjëherë nuk do të mund të jetë i pamposhtur sepse këtë shije e ka provuar deri në vitin 2008.