Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në profilin e tij zyrtar në facebook, ka shkruar se është shumë e vështirë të pranohet që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. “Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës…”, ka shkruar Thaçi.
Ja postimi i tij i plotë:
Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! HTH